Lajmërime

Lozha e Madhe e Kosovës ndihmon Shqipërinë

Publikuar nga Gurthyesi

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019 ka tronditur jo vetëm njerëzit në trevat tona por edhe mbarë opinionin botëror. Njëkohësisht, pasojat e këtij tërmeti kanë sensibilizuar e mobilizuar njerëzit anë e kënd botës. Solidariteti dhe ndihmat që po i ofrohen Shqipërisë në këto momente të vështira, tregojnë se ajo nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë e vetmuar.

Përpos viktimave të shumta, numri i familjeve që kanë mbetur pa kulm mbi kokë është i lartë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që për rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të dëmtuara do të nevojitet kohë dhe mbështetje e vazhdueshme financiare.

Lozha e Madhe e Kosovës e Muratorëve të Lirë ka vendosur të ndajë një fond bamirësie për të lehtësuar sadopak vuajtjet e njerëzve dhe për të kontribuar në rindërtimin e rajoneve të dëmtuara.

Bamirësia është një ndër virtytet bazë të Muratorisë së Lirë.

Lozha e Madhe e Kosovës

Komento