Antarësimi

Për shkak të pyetjeve të shpeshta lidhur me antarësimin në vëllazëri, e kemi shkruar këtë artikull për të përshkruar procesin. Pra këtu përshkruhet në pika të përgjithshme procesi i antarësimit, nga përspektiva e kërkuesit. Zbatimi i këtij procesi nuk garanton që kërkuesi do të pranohet në vëllazëri se kjo varet nga shumë faktor, përfshirë votimin nga vëllezërit që duhet të jetë i pa llonjë ( pa asnjë vot kundër ). Por ky përshkrim udhëzon kërkuesin për një proces cilësor dhe të denjë nga ana e tij.

Kush mund të bëhet Murator?

Çdo burrë mbi moshën 24 vjeçare, që njihet si burrë i mirë, i cili rekomandohet nga vëllezër si i tillë, me besim në Arkitektin e Madh (Zotin), pavarsisht nga bindjet fetare e politike, apo gjendja financiare mund të bëhet një murator.

Informimi i Kërkuesit

Para se të aplikoj për të qenë një murator, ai duhet të dij se çfarë është një murator, dhe çfarë duhet të kërkoj në vëllazëri. Pritshmëritë joreale ose keqinformimi i kërkuesit shkakton dëshpërim nga dy palët, nga vetë kërkuesi dhe nga vëllazëria. Prandaj është e rëndësishme që kërkuesi të lexoj dhe të informohet mirë para se të hedh hapin e aplikimit. Ne sygjerojmë librin e Muratorët e Lirë nga autori Alexander Giese. Këtë libër mund ta shkarkoni nga ky website, tek linku më lartë.

Trokitja

Kërkesa juaj për aplikim quhet Trokitje. Nëse kërkuesi e njeh një vëlla, ai mund të trokas tek ai vëlla thjesht duke i treguar ( me shkrim ) që ai po troket. Nëse nuk e njef një vëlla atëherë do të ishte mirë ta njihte një sepse atij i duhet një mentor. Nëse nuk është një gjë e tillë si opcion, ai mund të aplikoj përmes email [email protected]. Aplikimi me email nuk e anashkalon nevojën e një vëllau ndërmjetës por e vë në dijeni vëllazërinë për trokitjen e aplikuesit.

Trokitjes (email) duhet t’i bashkangjitet një CV e kërkuesit, një letër interesim ( ku shprehen pritshmëritë dhe arsyet e kërkuesit për antarësim në vëllazërinë muratorike ). Poashtu një letër nga gjykata e cila dëshmon historinë e kërkuesit dhe tregon që nuk është nën hetime.

Ku të Trokasësh?

Tashmë në çdo vend kemi një Lozhë të Madhe. Në Shqipëri po operon Lozha e Madhe e Shqipërisë, në Kosovë operon Lozha e Madhe e Kosovës, si dhe në Maqedoni është Lozha e Madhe e Maqedonisë. Pra në varësi të vendit ku jeton, aty edhe apliko. Shiko faqen e Lozhave të Mëdha për të mësuar më shumë për to dhe për të vizituar web faqet e tyre.

Pritja

Antarësimi në muratori është një proces i gjatë, i komplikuar, me shumë faktor. Pas trokitjes së kërkuesit si përmes një vëllau, si me email, ai duhet të pres deri tek një kontakt nga vëllazëria. Procesi mund të marr më shumë se një vit, dhe patjetër që duhet të udhëheqët nga një Mentor.